DYLON

Promovohen profilet profesionale të Shkollës së Mesme “Mehmet Isai”

Promovohen profilet profesionale të Shkollës së Mesme “Mehmet Isai”
Avatar photo Redaksia

Është bërë promovimi i profileve profesionale të Shkollës së Mesme Teknike “Mehmet Isai”, organizuar nga drejtoresha e Arsimit të Komunës së Gjilanit Albana Demiri.

emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, foli nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku para të pranishmëve, kryesisht nxënësve të klasëve të nënta për rolin dhe rëndësinë e orientimit në karrier si dhe promovimin e profileve profesionale.

EkoHigjiena

Ndërsa drejtoresha e Arsimit Albana Demiri, tha se interesimi ishte i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje aktive të të pranishmëve”, tha Albana Demiri.

Drejtoresha e Arsimit, tregoi se profilet e reja për vitin shkollor 2023/24 janë: gjeodezi, instalues i ngrohjes dhe klimatizim, instalues elektrik, ndërtimtari (Izolim i objekteve)

Më tej Albana Demiri, tregoi se me tre nga profilet e kësaj shkolle do të startojmë vitin e ri shkollor me mësim dual.

Prindër, nxënës, mësimdhënës e zyrtarë komunalë e të komunave fqinje u njoftuan më detajisht rreth këtyre profileve profesionale dhe impaktin e tyre në edukim dhe jo vetëm. /2LONLINE/