DYLON

Komuna e Gjilanit: Kodra e Thatë, bëhet me rrugë, ujë e kanalizim

Komuna e Gjilanit: Kodra e Thatë, bëhet me rrugë, ujë e kanalizim
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve dhe kanalizimi fekal në lagjen Kodra e Thatë në vlerë 137,015.26 euro dhe gjatësi rreth 1 km, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Gjatë realizimit të punimeve në terren ishin edhe, kryetari i Komunës Alban Hyseni, drejtori për Shërbime Publike, Mentor Mihovcin dhe këshilltarin i Kuvendit Komunal  të Gjilanit, Besnik Shala nga Lëvizja Vetëvendosje,  për të parë punimet.

EkoHigjiena

“Pos asfaltimit gjithashtu është punuar edhe rrjeti kryesor i ujësjellësit edhe lidhjet individuale për kanalizim dhe ujësjellës”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/