DYLON

Gjykata: Me qëllim të rritjes së transparencës, aktgjykimet dhe aktvendimet të qasshme për publikun

Gjykata: Me qëllim të rritjes së transparencës, aktgjykimet dhe aktvendimet të qasshme për publikun
Avatar photo Redaksia

“Gjykata Themelore Gjilan, së bashku me degët e saj në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, ka publikuar në ueb faqen e saj 1665 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, transmeton 2lONLINE.com.

Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime, janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave

EkoHigjiena

“E gjithë kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/