DYLON

Shpërndahet mekanizëm bujqësor për fermerë në vlerë mbi 10 mijë euro

Shpërndahet mekanizëm bujqësor për fermerë në vlerë mbi 10 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit, ka vazhduar me shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermerët e Komunës së Gjilanit.

Drejtori Bajram Isufi, tha se përfitues të mekanizmit bujqësor në vlerë prej 10 mijë e 780 euro janë dymbëdhjetê fermerë.

EkoHigjiena

Sipas tij janë shpërnadarë 4 copë rotofreza, 2 copë pijatore me 20 disqe, 5 copë pijatore me 24 disqe dhe 1 copë pllugj dy brazësh 25 cm.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, tregoi se kjo është vazhdim i shpërndarjes së projektit të herës së kaluar. /2LONLINE/