DYLON

Ndalet gjakderdhja masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike siç është Ovesco Klip

Ndalet gjakderdhja masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike siç është Ovesco Klip
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është Ovesco Klip, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës 

Kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73 vjeçare, me inicialet L.S.

EkoHigjiena

Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime.

“Ovesco Clip”është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje, i cili përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.   /2LONLINE/