DYLON

Mësimdhënësit gjilanas trajnohen për zbatimin e kurrikulës

Mësimdhënësit gjilanas trajnohen për zbatimin e kurrikulës
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni  ka bërë me dije se mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatimin e kurrikulës nga të gjitha nivelet.

“Bashkë me drejtoreshën e arsimit, vizituam mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit”, ka bërë me dije, kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme.

“Një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban hyseni.  /2LONLINE/