DYLON

Në UKZ është mbajtur sesion informues për aplikim në programin Young Innovators Program

Në UKZ është mbajtur sesion informues për aplikim në programin Young Innovators Program
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sesion informues ku VentureUP ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e dytë të Young innovators Program (YIP) 2024, pjesë e së cilës është edhe Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan.

Mentor Rexhepi drejtor i VentureUP, para studentëve të UKZ-së ka thënë se YIP është pjesë e Festivalit të Aftësive Dixhitale (DSF), i mbështetur nga GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), dhe është një ndërmarrje e përbashkët e tetë universiteteve dhe kolegjeve publike dhe private në Kosovë që synon promovimin e ndërmarrësisë, inovacionin dhe kërkimin midis studentëve dhe profesorëve, si dhe forcojnë lidhjet me sektorin privat dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm të ekosistemit të inovacionit.

EkoHigjiena

Sipas tij edicioni i këtij viti do të fokusohet në sfidat mjedisore dhe të qëndrueshme për të mbështetur tranzicionin më të shpejtë të gjelbër të shoqërisë sonë, duke synuar kështu promovimin e inovacionit dhe zgjidhjeve që kontribuojnë në:

  1. Riciklimi dhe riciklimi i mbetjeve,
  2. Dixhitalizimi i bizneseve për të reduktuar mbetjet, emetimet e karbonit dhe për t’u bërë miqësore me mjedisin,
  3. Përmbushja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

Ngjashëm me vitin e kaluar, edicioni i sivjetshëm i Programit do të zhvillohet gjatë fundjavave në ITP Prizren, dhe do të zgjasë deri më 25 maj 2024, kur edhe do të mbahet Festivali i Aftësive Dixhitale.

Për më shumë detaje mbi Programin, gjeni bashkangjitur udhëzimet e detajuara për pjesëmarrësit duke përfshirë afatet kohore të aktiviteteve:   Guidelines_YIP24

Afati i fundit për aplikim është deri më 1 prill dhe studentët mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:  https://shorturl.at/dsB56.

Ndërkohë, VentureUP do të kontaktojë secilin prej jush për t’u koordinuar. /2LONLINE/