DYLON

Nxënësit maturantë njoftohen me shërbimet që i ofron Zyra për Punësim në Gjilan

Nxënësit maturantë njoftohen me shërbimet që i ofron Zyra për Punësim në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Me aprovimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, në objektin e  Qendrës për Punësim kanë vazhduar ligjëratat me nxënësit maturantë të shkollave të mesme  të larta të komunës së Gjilanit e ku këta nxënës po njoftohen me shërbimet që ofron zyra e Shërbimit të Punësimit dhe po i bëhet vizitë  këtij institucioni.

Këtë  të mërkurë,  ishin maturantët e Gjimnazit  Natyror  “Xhavit Ahmeti”, që bashkë me profesorin Enver Sadiku, këshilltar për karrierë, i bënë një vizitë  këtij  institucioni.

EkoHigjiena

Farush Morina, drejtor i Zyrës për Punësim, ka folur për punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë institucion, duke u ndalë në aktivitetet kyçe, siç janë regjistrimi i të papunëve, këshillimet dhe trajnimet, hulumtimi i tregut të punës, ndërmjetësimi në punësim, por edhe në implementimin e projekteve e ku u përfshinë edhe trajnimet, praktika, subvencionimet me pagë, vetëpunësimi e aktivitete të tjera.

Morina ka theksuar se në këtë qendër janë trajtohen edhe projekte që kanë të bëjnë me programet për të riatdhesuarit, pastaj mbrojtja e pyjeve nga zjarret, punët publike, paraqitja e raporteve statistikore, lëshimi i dëshmive dhe shërbimi për migracion.

Nxënësit maturantë janë ndarë tejet të kënaqur me informatat që i morën dhe kanë shprehur interesim me trajnimet që ofrohen në këtë qendër, sikurse edhe për orientimin e tyre në karrierë, duke shfrytëzuar përvojat që ofron kjo qendër, gjithnjë në përputhje me atë se çfarë kërkon më tepër tregu i punës në Kosovë.  /2LONLINE/