DYLON

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë.

EkoHigjiena

rend dite për diskutim ishin këto pika:

1.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë, raport për gjendjen e sigurisë në Kamenicë;

2.Mirëmbajtja e shkollave, siguria në dhe për rreth objekteve shkollore, delikuenca e nxënësve, mbarëvajtja e procesit mësimor nga ana e mësimdhënësve;

3.Informatë rreth planit të punës së KKSB-së për vitin 2024;

4. Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të rendit të ditës, fjala iu dha Komandantit të Policisë, Florim Klaiqi, i cili tha se situata e sigurisë në Kamenicë është e qetë dhe se janë duke u trajtuar rastet e kundërvajtjeve. Ai foli edhe për sigurinë e nxënësve në objektet shkollore, ku tregoi se janë të gatshëm dhe duke bashkëpunuar me drejtorët e shkollave në raste të paraqitjes së ndonjë sjelljeje jo të duhur.

Ndër të tjera në takim është diskutuar edhe plani i punës së KKSB-së për vitin 2024. /2LONLINE/