DYLON

Gjilani shpërndan 156 pako ushqimore për familjet ne nevojë, donacion nga Qatar Charity

Gjilani shpërndan 156 pako ushqimore për familjet ne nevojë, donacion nga Qatar Charity
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të mërkurën 156 pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të projektit “Pako Ushqimore – 2024”.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se këto pako janë donacion nga organizata Qatar Charity, ndaj të cilëve ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe.

EkoHigjiena

“Përfituesit kanë qenë personat me kushte të rënda ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, komunitetet e të tjera”, ka thënë Hasani.  /2LONLINE/