DYLON

Përurohet renovimi i shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, kosto 500 mijë euro

Përurohet renovimi i shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, kosto 500 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë bërë përurimin e renovimit të SHFMU ”Abaz Ajeti”.

“Mbi 500.000 euro është investimi në termoizolim, ndërrimi i kulmit, dyer e dritare, sistem të ngrohjes, ndriçim LED, gëlqerosje, nyje sanitare, laboratore të shkencave të natyrës”, tha kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai ka nënvizuar se ky investim mund të konsiderohet si njëri ndër investimet  më të  mëdha, të bëra ndonjëherë në histori të shkollës.​ /2LONLINE/