DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mban mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e -II-të rregullt për vitin 2024.

Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm.

EkoHigjiena

Në rend ditë ishin këto pika:

1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa,

2.Propozim-vendim për miratim të propozim vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për “Hydajet Pireva B.I”, me procedurë të ofertës,

3.Propozim-vendim për themelimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik Lokal,

4.Propozim-vendim për miratim të propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër  të pronës së paluajtshme komunale përmes ankndit publik. Lokal “Objekti Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”,

5.Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për Policinë e Republikës së Kosovës-SPMK Muçiverc,

6. Propozim-vendim për dhënien për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit bazë Sh.01 Nr.7976,

7.Të ndryshme.

Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për t’u rekomanduar për mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Kamenicës. /2LONLINE/