DYLON

Pensionohet arsimtari Jakup Sahiti

Pensionohet arsimtari Jakup Sahiti
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit të arsimtarit, Jakup Sahiti, kryetari i komunës Sokol Haliti,  i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e kanë  pritur në takim atë.

Gjatë këtij takimi ata falënderuan arsimtarin në fjalë për angazhimin dhe punën e tij shumë vjeçare në edukimin e shumë brezave.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në arsim.

Përndryshe arsimtari, Jakup Sahiti, së fundmi ka punuar në shkollën e mesme fillore të ulët “Kenan Halimi”- Gjylekar.  /2LONLINE/