DYLON

Kamenicë: Janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë

Kamenicë: Janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të skemës “Kosovo Generation Unlimited” që vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dhe rrjetit CSR Kosova, janë angazhuar 32 praktikantë me pagesë në Komunën e Kamenicës.

21 Vajza të reja e 11 djem, do të aftësohen e ndjekin nga afër punën e departamenteve të institucionit si dhe do të mësojnë procedurat e funksionimit të tij.

EkoHigjiena

Praktika e tyre në komunë do të zgjasë për 3 muaj, duke parë e analizuar edhe mundësitë e zgjatjes së kohës së angazhimit, bazuar në atë se çka ata do të ofrojnë për institucionin.