DYLON

Kryetari Rahimaj: 13.1 milionë euro investime të reja në infrastrukturë

Kryetari Rahimaj: 13.1 milionë euro investime të reja në infrastrukturë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Zëvendësministrin e Ministrisë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshjen e re në vlerë prej 13.1 milionë eurosh.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet që të bëhet ndërtimi i rrugëve përgjatë brezit kufitar, më saktësisht segmenti Svircë (KAPI)-Shahiç-Zhujë-Lisockë dhe segmenti Dragoc-Sedllar-Kranidell.

EkoHigjiena

Asfaltimi i rrugëve Shipashnicë-Tërstenë dhe Desivojcë-Poliçkë, po ashtu do të jenë në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Gjithashtu do të bëhet edhe zgjidhja e kahmotshme e problemit në fshatrat Hodonoc e Hajnoc, duke u bërë ndërtimi i urave në të dy lokalitetet.

“Këto projekte kanë rol të jashtëzakonshëm strategjik për Kamenicën dhe Republikën e Kosovës”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai nëpërmjet njoftimit të tij, ka falënderuar Ministrinë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë si dhe z.Durmishi për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kamenicës.

Kujtojmë se Komuna e Kamenicës ka edhe bashkëpunime të tjera me MMPHI-në, në kuadër të të cilave punimet po vazhdojnë, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/