DYLON

“Care for Kosovo Kids”, ka furnizuar me citostatikë Klinikën e Pediatrisë në QKUK

“Care for Kosovo Kids”, ka furnizuar me citostatikë Klinikën e Pediatrisë në QKUK
Avatar photo Redaksia

Organizata “Care for Kosovo Kids”, përmes donacionit, gjatë javës ka furnizuar me citostatikë Klinikën e Pediatrisë në QKUK, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Donacioni përmban citostatikë të cilët për shkak të procedurave kanë qenë vështirë te kontraktueshëm nga ShSKUK.

EkoHigjiena

Donacioni do të stabilizojë edhe më tej furnizimin e klinikës me produkte vitale.

“Me shumë se një dekadë, fondacioni “Care for Kosovo Kids” është partneri kryesor i furnizimit të Klinikës së Pediatrisë me produkte-citostatikë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK.

Me këtë rast, shefja e shërbimit Farmaceutik në QKUK, Dardana Mehaj, ka falënderuar donatorët.

Bashkëpunimi është duke vazhduar përmes takimeve, organizimit të punëtorive, ndarjen e informacioneve, duke synuar thellimin e bashkëpunimit për të ardhmen, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/