DYLON

Të hënën në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Bretkosa”

Të hënën në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja “Bretkosa”
Avatar photo Redaksia

“Një super shfaqje vjen të hënën, më 12 shkurt, me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.Shfaqja “Bretkosa” – prodhim i Teatrit AAB, e ndërtuar mbi dramën e autorit kroat Dubravko Mihanovic, me regji nga regjisorja tashmë e ndjerë Burbuqe Berisha dhe asistent Ledri Vula, vjen me një super kastë të aktorëve si Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qyteti të Gjilanit.

E ndërtuar mbi dramën e kroatit Dubravko Mihanoviç, me të njëjtin titull, por e adaptuar për realitetin kosovarë, shfaqja rrëfen realitetin ku askush nuk ka durim për të dëgjuar tjetrin dhe komunikimi duket i pamundur, edhe për gjerat që janë më të thjeshta.

EkoHigjiena

Biletat 2 euro. Për studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.  /2LONLINE/