DYLON

Ka përfunduar trajnimi “Harr 66”

Ka përfunduar trajnimi “Harr 66”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentit turk në poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës ka përfunduar trajnim ‘’HARR 66’’ i realizuar nga instruktoret kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.

Trajnimi njëjavor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K),ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi.

EkoHigjiena

Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, Komandanti i Regjimentit të dytë të KFT-së, Nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk, njofton FSK.  /2LONLINE/