DYLON

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses Kursin Komando

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses Kursin Komando
Avatar photo Redaksia

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e FSK u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe veprimit në kushtet e mbijetesës.

EkoHigjiena

Si përherë, edhe në këtë stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje, bënë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/