DYLON

Ministri Maqedonci prezantoi të arriturat kryesore njëvjeçare të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë udhëheqjes së tij

Ministri Maqedonci prezantoi të arriturat kryesore njëvjeçare të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë udhëheqjes së tij
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci sot mbajti Konferencë për Media në prezantimin e të arriturave kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë periudhës njëvjeçare, përfshirë kohën gjatë qeverisjes së tij si Ministër i Mbrojtjes.

Me këtë rast, ai përmendi të arriturat në fushat funksionale të Ministrisë me shifra dhe fakte, si dhe reformat e përfunduara dhe ato në proces e sipër.

EkoHigjiena

Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë. Kjo dëshmohet mbi të gjitha me ndarjet buxhetore që për herë të parë arrinë në 201 milionë euro apo 2% të GDP, duke plotësur kështu edhe njërin nga kriteret e NATO-s.

Më pas Ministri Maqedonci u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm të cilët në fund i falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të pasqyrimit profesional dhe objektiv të të gjitha aktiviteteve të tij, Ministrisë dhe FSK-së në përgjithësi.

Në fund, Ministri Maqedonci, u rikujtoi se puna mbi parimin e transparencës dhe llogaridhënies para mediave dhe qytetarëve tanë do të vazhdojë si çdoherë dhe i ftoi mediat për bashkëpunim të plotë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/