DYLON

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i Motit për vikend (23 & 24 dhjetor 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.  /2LONLINE/