DYLON

KFT ka realizuar trajnimin ,”Simboli i Ujkut 2023”

KFT ka realizuar trajnimin ,”Simboli i Ujkut 2023”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planifikimeve për ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar trajnimin ,,Simboli I Ujkut 2023”, njofton FSK.

Ne ceremoninë e organizuar në Kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se ” ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë.

EkoHigjiena

Ai theksoi se nga raportimet e instruktorëve, kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz, disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional është ajo që atë dhe stafin e Shtabit të KFT-së e bënë më së shumti krenarë”.

Trajnimi ,,Simboli i Ujkut 2023 ”ishte gjenerata e nëntë me radhë e planifikuar dhe realizuar nga KFT, ku pjesëtarët u sfiduan në shumë disiplina, ku treguan përformancë dhe lidership gjatë periudhës se trajnimit, trajnimi u realizua në terren malor dhe urban, dhe nën kushte të vështira të motit, thuhet në njofitmi ne FSK-së.  /2LONLINE/