DYLON

Ministri Sveçla priti në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe

Ministri Sveçla priti në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.

Ministri Sveçla e njoftoi znj. Viehe për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në zbatimin e prioriteteve të saj.

EkoHigjiena

Palët biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në katër komunat veriore pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, znj. Viehe shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së Policit të Kosovës. U pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it më 24 shtator ishte për t’u lavdëruar. Me këtë rast, palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë të institucioneve tona të sigurisë me misionin e KFOR-it.

Kosova do të vazhdojë të mbetet partner serioz në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë si dhe e përkushtuar në arritjen e aspiratave të saj drejt anëtarësimit në NATO, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.  /2LONLINE/