DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të grabitjes dhe vjedhjes së rëndë

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të grabitjes dhe vjedhjes së rëndë
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes dhe vjedhjes së rëndë,  transmeton 2LONLINE.com.

Këto raste janë regjistruar në Viti dhe në fshatin Koretin të Komunës së Kamenicës.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Viti  05.10.2023-23:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në depon e marketit persona të panjohur nga kasaforta i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, nuk raportohet për lëndime, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

VJEDHJE E RËNDË

Koretin, Kamenicë 06.10.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave. Rasti nën hetime.  /2LONLINE/