DYLON

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 25 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore (22.09.2023) janë shkaktuar 59 aksidente trafiku, prej të cilave, 21 me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar

EkoHigjiena

Janë arrestuar 16 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/