DYLON

Nuhiut i kushtoi eliminimi nga Kupa e Kosovës, nuk është më trajner i Dritës

Nuhiut i kushtoi eliminimi nga Kupa e Kosovës, nuk është më trajner i Dritës
Avatar photo Redaksia

FC Drita dhe Ardian Nuhiu kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre dhe, së paku, siç tha drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli, kjo erdhi pas eliminimit të hershëm të skuadrës bardhekaltër nga Kupa e Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Siç dihet, dje FC Drita humbi nga KF Liria (1-2)  në 1/16 e garës për Kupën e Kosovës duke u eliminuar shumë herët nga ky kompeticion.

EkoHigjiena

FC Drita do të drejtohet në ndeshjen e radhës nga ndihmës trajnerët dhe pas përfundimit të stinorit, pritet që ky klub t’i bëjë llogaritë dhe të gjejë trajnerin e duhur për të mbetur brenda objektivave që i ka klubi. /2LONLINE/

Për më tepër shih konferencën e plotë: