DYLON

Rahimaj: Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur

Rahimaj: Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, sot ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në stadiumin e klubit futbollistik “Kika”, stadium ky në të cilin po investohet në vlerë prej 1.6 milionë eurosh.

Ky investim vie si bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

EkoHigjiena

“Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur”- ka thënë Rahimaj.

Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet, për mungesën e përkrahjes nga institucionet, ka shtuar ai. /2LONLINE/