DYLON

Në Gjilan u mbajt gjysmëmaratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – fitues Musa Hajdari (M) e Gresa Bakraçi (F)

Në Gjilan u mbajt gjysmëmaratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – fitues Musa Hajdari (M) e Gresa Bakraçi (F)
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan u mbajtë suksesshëm gjysmëmaratona ‘Vrapojmë shtigjeve të Agimit’ – një organizim unik që iu kushtua heroit tonë kombëtar, Agim Ramadani – Katana.

Për disiplinën kryesore, gjysmëmartona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”, shtegu ishte e gjatë 21 kilometra e 138 metra dhe nisi nga shtatorja e heroit në Gjilan dhe përshkoi rrugën deri në Zhegër, vendlindjen e Agimit dhe anasjelltas, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Pozita e parë i ka takuar Musa Hajdarit nga Kamenica, i cili shtegun e kaloi për 1 orë 14 minuta e 29 sekonda, derisa te kategoria e femrave, e para doli, Gresa Bakraçi me kohë 1 orë e 25 minuta e 31 sekonda.

Portali 2LONLINE.com sjellë rezultatet, përkatësisht fituesit në të gjitha kategoritë/disiplinat.

Gjysmëmaratona – Kategoria Meshkujt

  1. Musa Hajdari – Kamenicë – 1:14:29
  2. Albion Ymeri – Prishtinë – 1:18:05
  3. Muxhahid Mislimoski – Kërçovë – 1:19:26
  4. Emin Grajçevci – Lipjan – 1:24:47

Gjysmëmaratona – Kategoria Femrat

  1. Gresa Bakraçi – Pejë – 1:25:31
  2. Biljana Kiradijeva – Shkup – 1:30:46
  3. Naile Seferaj – Prishtinë – 1:35:51
  4. Odeta Belegu – Pejë –  1:38:43

Vrapimi 5 km Junior – Kategoria Meshkujt

  1. Genc Isufi – Prishtinë
  2. Olti Bytyçi – Malishevë
  3. Granit Ahmeti – Prishtinë

Vrapimi 5 km Junior – Kategoria Femrat

  1. Ornela Belegu – Pejë
  2. Aurora Vata – Suharekë
  3. Medina Lushaku – Podujevë

Vrapimi 5 km Veteran – Kategoria Meshkujt

  1. Bledar Mesi – Shqipëri
  2. Ragmi Ibrahimi   –  Preshevë
  3. Naim Foniqi – Lipjan

Vrapimi 5 km Veteran – Kategoria Femrat

  1. Natyra Shala – Pejë
  2. Luljeta Shala – Podujevë
  3. Majlinda Canolli  – Prishtinë

Vrapimi 2 km Pionier- Kategoria Meshkujt

  1. Lorent Mazreku – Malishevë
  2. Bleron Bytyçi – Malishevë
  3. Rexhep Ahmeti – Gjilan

Vrapimi 2 km Pionier- Kategoria Femrat

  1. Velona Mani – Podujevë
  2. Merve Spahi – Prizren
  3. Enilda Zeqiri – Lipjan

Persona me aftësi të kufizuar – Kategoria Meshkujt

  1. Reshat Haliti – Gjilan
  2. Avdyl ibishi – Gjilan
  3. Dren Demi – Gjilan

Përndryshe, gara u organizua në dy kategori, për meshkuj dhe femra, në pesë disiplina sportive. /2LONLINE/