DYLON

Java e 17-të, e frytshme për skuadrat gjilanase, edhe FC Drita edhe SC Gjilani fitojnë pikë të plota

Java e 17-të, e frytshme për skuadrat gjilanase, edhe FC Drita edhe SC Gjilani fitojnë pikë të plota
Avatar photo Redaksia

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, e ku dy skuadrat gjilanase, që bëjnë gara në këtë ligë, ia kanë dal të shënojnë fitore dhe t’i arkëtojnë pikët e plota.

Për më tepër, skuadra SC Gjilani ka shënuar fitore në udhëtim duke e mundur skuadrën e Llapit  me rezultat minimal (0-1), me golin e vetëm në këtë takim të shënuar nga Theophilus Solomon, në minutën e 50-të, të takimit.

EkoHigjiena

Me këtë fitore tani skuadra e Gjilanit, me 27 pikë, përforcohet në vendin e tretë, vend ky që e dërgon në Evropë, nëse do të arrijë ta mbajë deri në fund të kampionatit kët ë pozitë apo edhe të ngritët më lartë. Vlen të theksohet se kjo skuadre në pesë duelet e fundit nuk pësoi asnjëherë,  dy herë fitoi e tri herë barazoi.

Ndërsa skuadra tjetër gjilanase, e cila i prin tabelës së klasifikimit, FC Drita po i kthehet fitoreve bindëse. Ajo mundi sot skuadrën e Malishevës me rezultat 3 me 1.

Pra, fitore mjaftë të rëndësishme shënuan bardhekaltërtit  që para tifozëve të tyre (intelektualëve),  mundën Malishevën, me golat e Krasniqit (10′), Blakçorit (60’) dhe Tahirit (83’).

Ishte kjo një fitore shumë e rëndësishme për Dritën, pasi në tri xhirot paraprake kishte pësuar një herë dhe barazuar dy herë, andaj fitorja e sotme kthen vetëbesimin te kjo skuadër e cila po i prin tabelës së klasifikimit me  35 pikë, e që po ndiqet pas nga rivali kryesor për titull kampioni, Ballkani ( që po ashtu sot ka shënuar fitore 2  – 0 ndaj Ferizaj),  që ka 30 pikë, por edhe tri ndeshje të paluajtura.  /2LONLINE/