DYLON

SC Gjilani regjistron fitoren e pestë sezonale

SC Gjilani regjistron fitoren e pestë sezonale
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka shënuar fitore në udhëtim duke mundur Malishevën me rezultat minimal (0-1), dhe ka arkëtuar tri pikë të reja.

Fitorja e pestë sezonale e klubit gjilanas erdhi në kuadër të javës së 11 të Superligës së Kosovës në futboll, me këtë rast skuadra “kuqebardh” iu kthye fitoreve, pasi të fundit e kishte arritur në javën e 5-të.

EkoHigjiena

Përndryshe,  Golin e vetëm në ndeshje e realizoi nigeriani, Theophilius Solomon në minutën e 51-të.

Malisheva pati mundësi për të barazuar rezultatin, por gjuajtjen e Alban Shillovës nga pika e bardhë e ndali portieri i skuadrës gjilanase, Enea Koliqi.

SC Gjilani me këtë fitore, tani ka 18 pikë dhe radhitet e treta në tabelë, e në kuadër të javës së 12-të, luan në shtëpi kundër Drenicës.  /2LONLINE/