DYLON

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit dënon ashpër aktin e dëmtimit, njëkohësisht falënderon FFK-në për riparimin e fushës!

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit dënon ashpër aktin e dëmtimit, njëkohësisht falënderon FFK-në për riparimin e fushës!
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit (LRF) e Gjilanit falënderon Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK) për ndihmën e madhe në riparimin e fushës së dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm në mëngjesin e datës 14 Shtator.

Njëherësh, LRF e Gjilanit dënon ashpër këtë incident, i cili është akt tejet i shëmtuar, pasi që dëmton klubet, shkollat e futbollit dhe gjithë komunitetin e futbollit në Gjilan, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë terren sportiv.

EkoHigjiena

LRF e Gjilanit e falënderon FFK-në për gatishmërinë dhe ndihmesën, duke bërë që ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit të zhvillohet ashtu siç ishte e paraparë.  /2LONLINE/