DYLON

Gjilani fiton sërish, “betonohet” edhe më shumë në pozitën e parë

Gjilani fiton sërish, “betonohet” edhe më shumë në pozitën e parë
Avatar photo Redaksia

Gjilani ka shënuar fitore edhe në  javën e pestë, të Superligës ës Kosovës në futboll, kësaj here si mysafire në Klinë, duke e mundur Dukagjinin me rezultat  0-1.

Ndonëse fitore minimale, pikët ishin të plotë me çka skuadra gjilanase, SC Gjilani, tani nga këto pesë xhiro ka 13 pikë dhe përforcohet edhe më shumë, në kreun e tabelës.

EkoHigjiena

Skuadra e Zekirija Ramadanit edhe në këtë ballafaqim tregoi formën e saj të mirë, arriti fitore me golin e vetëm në këtë takim të shënuar nga Theophilus Solomon në minutën e 38-të të takimit.

Përndryshe, skuadra kuq e bardh takimin e radhës e ka me Prishtinën.  /2LONLINE/