DYLON

Ndërroi jetë kryetari i komunës së Medvegjës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq (52) ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër, njoftojnë mediat serbe.

Sipas deklaratës së mjekëve, Drashkoviq është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa vetëdije, ndërsa vdekja e tij u konstatua rreth orës 20 pas tentimeve për ta reanimuar.

EkoHigjiena

“Ekipi jonë i ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka tentuar reanimimin, kemi vazhduar ta reanimojmë edhe në shtëpinë e shëndetit, por ndihmë nuk pat. Ai më kishte qenë i vdekur” ka thënë internisti Nebojsha Arsiq.

Sipas miqëve të tij, Drashkoviq ka qenë në vendin e tij të lindjes, në Vrapce, jo larg Medvegjës.

“Kishte dërguar lopën deri tek lumi. Pas një ore lopa u kthye, ai jo. E kanë gjetur vëllezërit e axhës në afërsi të shtëpisë dhe e kanë njoftuar ndihmën e shpejtë” ka thënë njëri ndër miqët e Drashkoviq.

Sllobodan Drashkoviq ka qenë kryetar aktuar i Medvegjës në mandatin e tij të tretë si bartës i listës së qytetarëve “Jabllanica e Epërme”.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=6383