DYLON

Gjilani shënon edhe fitoren e dytë në këtë fillim edicioni

Gjilani shënon edhe fitoren e dytë në këtë fillim edicioni
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, skuadra e futbollit SC Gjilani ka shënuar fitore si vendës, duke e mundur skuadrën FC Malisheva.

Në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan, skuadra “kuqebardhë” ka mposhtur mysafirët me rezultat 1 me 0, me golin e shënuar nga Theophilus Solomon, në minutë ne 67-të, të takimit.

EkoHigjiena

Në pjesën e parë skuadra e Gjilanit ka humbur një penallti (Arbnor Ramadani (pen) 14′).

Kështu, SC Gjilani ka shijuar edhe fitoren e dytë në këtë edicion të ri të garave, pasi në xhiron e parë kishte mundur skuadrën e Ferizajt. Tani me gjashtë pikë të grumbulluara  skuadra gjilanase, që drejtohet nga Zekerija Ramadani,  është vendosur në krye të tabelës.

Përndryshe, në ballafaqimin tjetër, Prishtina e Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola.

Sot zhvillohet edhe ndeshja tjetër, e fundit e kësaj xhiroje, në mes Ballkanit dhe Drenicës. /2LONLINE/