DYLON

FC Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit, shpreson në kualifikim tutje

FC Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit, shpreson në kualifikim tutje
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, Kampioni i Kosovës, FC Ballkani luan në udhëtim ndeshjen kthyese kundër Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë  Ballkani kishte shënuar fitore me rezultat 3-2.

EkoHigjiena

Skuadra e Ballkanit do të synojë ta ruaj këtë epërsi dhe të kalojë në rrethin e play-offit të kësaj garë evropiane.

Ndeshja mes Klaksvik dhe Ballkanit nis në orën 20:00. /2LONLINE/