DYLON

FC Drita ka hapur procesin e akreditimit për media për ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp FC

FC Drita ka hapur procesin e akreditimit për media për ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp FC
Avatar photo Redaksia

FC Drita  do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ndaj skuadrës belge, Royal Antwerp FC.

Me këtë rast klubi ka bërë me dije se ka hapur akreditimin për gazetarë dhe fotoreporterë.

EkoHigjiena

Rikujtojmë se ndeshja e parë ka përfunduar pa gola, rezultat ky shpresëdhënës për ndeshjen e kthimit që skuadra gjilanase do ta luaj para tifozëve të saj, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me synim për kualifikim të mëtutjeshëm.

Ja njoftimi i plotë:

NJOFTIM për media

FC DRITA njofton të gjitha mediat e interesuara për mbulimin e ndeshjes FC DRITA – Royal Antwerp FC se tashmë është hapur procesi i akreditimit.

Aplikimi bëhet në E-mail: [email protected], duke bashkangjitur të dhënat personale të gazetarit dhe kompanisë/mediumit që përfaqëson.

Afati i fundit për aplikim është deri të martën, 26 korrik, ora 18:00.

Aplikimet e dërguara pas kësaj date nuk do të merren parasysh, kurse gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë. /2LONLINE/