DYLON

Drita “dërmon” Inter Turkun, kalon tutje në raundin tjetër

Drita “dërmon” Inter Turkun, kalon tutje në raundin tjetër
Avatar photo Redaksia

Në ndeshjen e dytë të raundit kualifikues të Conference League, FC Drita nga Gjilani ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 3 – 0 duke e mundur skuadrën finlandeze, Inter Turku dhe kështu ka kaluar tutje.

Skuadra bardh e kaltër që drejtohet nga Ardian Nuhiu, në këtë ndeshje ka hyrë me disaavantazh (0-1) nga ndeshja e parë, por se që në minutat e para të takimit e zhbënë këtë epërsi të finlandezëve, pasi Marko Simonovski shënoi për epërsinë 1- 0 , që në minutë ne dytë.

EkoHigjiena

Ishte ky edhe rezultat final i pjesëlojës së parë.

Me tu kthyer nga 15 minutat e pushimit, futbollistët e Dritës nën përkrahjen e tifozëve “intelektualët”, ia mësyen menjëherë portës kundërshtare dhe qysh në minutat e parë të kësaj pjese, në skenë doli Armend Muja i cili gjeti portën kindërshtare, dy herë, duke e tundur atë, në minutën e 48 dhe 50.

Lojtarët e Dritës, me pak fat, kanë mundur të tundin rrjetën kundërshtare edhe didsa herë tjera, pasi aksionet e tyre shkonin mbarë, por u mungoi në fund finalizimi me konkretizim.

Sidoqoftë, FC Drita me fitore prej 3 – 0, përmbysi rezultatin e lojës së parë dhe me rezultatin përfundimtar 3 – 1 (0-1 dhe 3-0) kalon tutje në raundin tjetër, ku takohet me klubin belg Antwerp /2LONLINE/