DYLON

Transportonte pula pa dokumentacion përkatës

Transportonte pula pa dokumentacion përkatës
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se është ndaluar i dyshuari pasi që automjetin e tij kishte të ngarkuar 332 pula, pa dokumentacionin përkatës.

“Sipas të dyshuarit, pulat i kishte blerë pa dokument për shitje nga i dyshuari tjetër”, thuhet në raportin e policisë.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me udhëzim të inspektorit të AVUK-të shpezët i janë kthyer pronarit.  

Raporti i policisë:

TRANSPORTIM ILEGAL I KAFSHËVE

Fsh. Ranillug 15.12.2021 – NN. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që automjetin e tij kishte të ngarkuar 332 pula, pa dokumentacionin përkatës. Sipas të dyshuarit, pulat i kishte blerë pa dokument për shitje nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me udhëzim të inspektorit të AVUK-të shpezët i janë kthyer pronarit.   /2LONLINE/