Autoritetet kineze kanë thënë se aftësia e shpërndarjes së një koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2.700 persona janë infektuar në Kinë.
Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei, ka thënë më 26 janar se shteti është duke hyrë në “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”.
Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Vuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi.
Deri tani të gjitha vdekjet janë regjistruar në Kinë, ndonëse është duke u rritur numri i të prekurve nga ky virus në Tajlandë, Australi, Shtete të Bashkuara, Kanada dhe Francë.
Ky virus përcillet me temperaturë dhe kollë, që mund të kthehet në pneumoni dhe të jetë fatale për njeriun.