Një iniciativë e SVP/UDC-së synon të kufizojë numrin e lejeve të qëndrim në Zvicër për të huajt, duke futur në fuqi kontingjentet
Shumica e qytetarëve të Zvicrës janë kundër migracionit masive të të huajve në vendin e tyre dhe rrjedhimisht, mbështesin iniciativën e SVP/UDC-së “kundër migrimit masiv”.
Kështu, sipas një sondazhi të kryer online nga Instituti për hulumtimin e opinionit publik Isopublic për gazetën “reformiert”, del se 52 për qind të zviceranëve me të drejtë vote do të votonin në të mirë të kësaj iniciative dhe 40 për qind do ta kundërshtonin atë. Sondazhi konsiderohet reprezentativ dhe për të janë pyetur 1200 persona, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa e përmendur e SVP/UDC-së synon të kufizojë numrin e lejeve të qëndrim në Zvicër për të huajt, duke futur në fuqi kontingjentet ose numrat maksimalë, të cilët nuk mund të tejkalohen.
Termini kur iniciativa në fjalë duhet të dorëzohet për tu votuar është 9 shkurti i vitit 2014.