Tashme dihet qe te pish shume ujë i bën mire organizmit. Kjo pasi uji ndihmon ne hidratimin e mire te organizmit, qe ne këtë rast kryen me mire funksionet e veta. Madje kjo bën mire si për lëkurën, ashtu edhe për flokët.
Teorikisht thuhet se ujë duhet te pimë mesatarisht 1,5 litra ne dite. Por përpos kësaj mbeten disa pika te errëta te cilat i shohim me poshtë.
1. 8 gota uji ne dite ndihmojnë mire hidratimin e organizmit. Kjo nuk është e vërtetë. Është dr. Margaret McCartney qe ne një shkrim për British Medical Journal, mbështet idenë se ajo nuk ka gjetur asnjë prove qe ta provoje këtë gjë, te cilën ajo vete e quan si marrëzi. Sipas saj, organizmi është një vete rregullator i shkëlqyer, i cili lajmëron vete se kur është momenti i duhur për te pire ujë, si psh ne raste te djersitjeve te shtuara, ne vere, dhe përgjithësisht kur trupi dehidratohet me shume se normalja.
2. Pijet e ngrohta ndihmojnë dehidratimin. As kjo nuk është e vërtetë, edhe uji i ngrohte është ne gjendje te kënaqë nevojat e organizmit pa çuar ne dehidratim te rritur.
3. Uji është i padëmshëm. Ne fakt edhe uji është “toksik”. Por kjo është e vërtetë. Kur tejkalohet ne sasinë e pirjes se tij, qe çon ne nje çekuilibrim te elektroliteve ne organizëm, gjë qe çon ne një fenomen qe ne mjekësi quhet “helmim nga uji”.
4. Uji i shisheve është me i sigurt se ai i rubinetit. As kjo nuk është e vërtetë. ( Duket se kjo pike nuk ka shume lidhje me gjendjen ne Shqipëri).
5. Uji te ndihmon te humbasësh ne peshe. Edhe pse tashme dihet qe uji ndihmon ne drenazhimin e mire te indeve te organizmit, por ne vetvete, uji nuk ka asnjë ndikim ne dobësim. Për te rene ne peshe çelësi qëndron ke balanca ndërmjet kalorive qe merr dhe atyre qe harxhon./yahoo.it/