Bayern Munich duket se është i vendosur që ta shes mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqirin. Ylli shqiptar i Zvicrës në këtë sezon të garave ka dështuar të sigurojë një vend në formacionin e Pep Guardiolas, dhe tashmë lojtari duket se është i gatshëm që të nis një eksperiencë të re në futbollin evropian.
Mediat gjermane raportojnë se Bayren Munich kërkon 23 milionë euro për ish yllin e Baselit.
Shaqiri, i cili shkëlqeu në fitoren e Zvicrës kundër Lituanisë duke shënuar dygolësh, kërkohet nga Juventusi, Liverpool, Tottenham, Arsenal e Roma.