/2L ONLINE/ – Duke iu referuar disa statistikave të Raportit Vjetor të punës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, shihet se në këtë rajon përgjatë vitit 2016 nuk është shënuar asnjë vrasje, ndërkohë që janë regjistruar dy vetëvrasje.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal, në Drejtorinë Rajonale të Policisë – Gjilan, ka ofruar një tabelë (si më poshtë) me disa statistika nga raporti i punës për vitin 2016, të dhëna këto që përfshijnë aktivitetet e të gjitha stacioneve dhe njësive vartëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjilanit.
Kur jemi te vrasjet dhe vetëvrasjet, 2016-ta shënon rënie krahasuar me vitin paraprak, pasi kur jemi te vrasjet, derisa më 2015 kishin të regjistruar një vrasje, më 2016 nuk kemi, ndërsa te vetëvrasjet më 2015 kishim 4 të tilla, e më 2016 2 vetëvrasje. Ndërsa, kur kemi të bëjmë me tentim vetëvrasje, këtu kemi një rritje, pasi më 2015 kishim 3 raste, e më 2016, 2 raste më shumë. E rritje kemi edhe te veprat penale të raportuara, për 5.3 %.
Po ashtu gëzon fakti që ka rënë dukshëm edhe numri i aksidenteve fatale edhe atë për 75 %. Më 2015 kishim 12 aksidente fatale në trafik, me 14 të vdekur, e më 2016, vetëm 3 aksidente fatale me 4 të vdekur.
Për më tepër. shih tabelën e mëposhtme.