Zeka: I përjetshëm qoftë kujtimi për të!Izmi Zeka

Zeka: I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Zëvendësministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nënkryetar i Degës në Gilan, Izmi Zeka, e ka vlerësuar humbje të madhe ndarjen nga jeta të bajram Rexhepit.

“Ruaj respektin më lartë për angazhimin e tij si gjatë luftës ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, ka shkruar Zeka në profilin e tij në facebook.

Ja postim i plotë i Zekës:

Sot mora lajmin për vdekjen e ish kryeministri dhe ministrit te Punëve të Brendshme z,.Bajram Rexhepi. Pata nderin të punoj për 4 vite në Ministrin e Punëve të Brendshme si bashkëpunëtor I tij dhe si anëtarë I të njëjtit subjekt politik.

Ruaj respektin më lartë për angazhimin e tij si gjatë luftës ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Vdekja e mori në kohën kur vendi ende kishte nevojë për të, për disiplinën dhe angazhimin e tij të palodhur. I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Zoti e shpërbleftë me xhenet.

Bajram Rexhepi

KOMENTE