Zeka: Gara është e hapur, prej anëtarit më të thjeshtë e deri te kryetari i degës janë kandidatura potenciale

Zeka: Gara është e hapur, prej anëtarit më të thjeshtë e deri te kryetari i degës janë kandidatura potenciale

Në PDK-në e Gjilan ka mjaftë emra të përfolur që mund të jenë kandidatë të PDK-së, në garën për kryetar komune, por që për nënkryetarin e Degës Izmi Zeka, janë vetëm përfolje, pasi deri më tani nuk ka akoma zyrtarisht asgjë, por, sipas tij, po punohet në këtë drejtim që PDK, të nxjerrë kandidatin më të mirë, që do të jetë kandidat fitues në zgjedhjet e tetorit.

“Prej anëtarit më të thjeshtë të PDK-së së Gjilanit e deri te kryetari i degës mund të jenë kandidatë potencial për të qenë kandidati me të cilën PDK-ja do të garojë në garën e tetorit për të parin e komunës. Por, fakt është se akoma nuk ka zyrtarizim të emrit pasi ky proces nuk është kryer, pasi jemi në fazën e konsultimeve, bashkërisht edhe me nivelin qendror dhe shumë shpejt do ta vendosim kandidatin për kryetar komune, i cili do te jete kandidati më i pranueshëm prej qytetarëve”, ka thënë Zeka për Portalin 2LONLINE.

I pyetur për emrat e përfolur, që madje disa edhe publikisht e kanë shprehur interesimin dhe edhe po lobojnë hapur në këtë drejtim, siç është rasti me Gani Nezirin, i cili për çdo ditë po kërkon mbështetje brenda subjektit të tij, për të qenë ai kandidati, Zeka nuk ka dashtë të ndalet në emra konkret, por vetëm ka thënë se të gjithë ata që kanë shprehur në ndonjë mënyrë interesimin e tyre për të qenë kandidat i PDK-së, në garën për kryetar komune, kanë shprehur vullnetin e gatishmërinë e tyre për të qeverisë me Gjilanin, dhe janë figura të respektuara.

“Megjithatë, po e përsërisë se ende nuk e kemi kandidatin zyrtar, por po punohet në këtë drejtim dhe po sa të vendosim, do ta bëjmë publike”, ka thënë Izmi Zeka, nënkryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, njëherësh anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në qendër,

KOMENTE