WWF: Këtë të mërkure hyjmë në borxhin ekologjik!

WWF: Këtë të mërkure hyjmë në borxhin ekologjik!

Prej se bëhen matje, dita e borxhit ekologjik çdo vit vjen më herët se vitet e kaluara. Kjo ndodh sepse në atmosferë jemi duke lëshuar më shumë dyoksid karboni se sa jemi duke lejuar oqeanet dhe pyjet ta absorbojnë, jemi duke shteruar rezervat e peshkut, dhe jemi duke prerë pyjet më shpejt se të rriten dhe të riprodhohen.

Njerëzimi do të përdorë të gjitha resurset vjetore të natyrës me 2 gusht, njofton Rrjeti Global për Ndikimin Ekologjik (Global Footprint Network, GFN), organizata ndërkombëtare hulumtuese e cila ka filluar e para të përdorë metodën e llogaritjes së borxhit ekologjik. Emetimi i dyoksid karbonit është faktori me rritjen më të shpejtë të harxhimit të tepruar të resurseve natyrore, dhe ndikimi i karbonit nga njerëzimi tash përbën 60% të kërkesave të njerëzimit ndaj natyrës, dhe që ndryshe quhet ndikimi ekologjik.

Dita e borxhit ekologjik është data kur kërkesat vjetore të njerëzimit kalon atë që Toka mund ta rigjenerojë brenda atij viti. Në vitin 1997 kjo datë ka qenë në fund të muajit shtator, tash është me 2 gusht këtë vit, kjo është data më e hershme prej se ka filluar matja e borxhit ekologjik në fillim të viteve 70-ta. Me fjalë tjera njerëzimi për momentin është duke përdorur resurset 1,7 herë më shpejtë se sa ekosistemet mund të rigjenerohen. Pra në nivel global jemi duke përdorur resurset sikur të kishim në dispozicion 1,7 planetë, a e kemi vetëm një. Harxhimet nga përdorimi ekologjik global është gjithmonë e ma i qartë kudo në botë, me pyjet që po zhduken, thatësira, mungesat e ujit, erozionet e dheut, humbjet shume llojshmërisë biologjike dhe grumbullimit të dyoksid karbonit në atmosferë.

Sipas raportit të WWF-it për gjendjen e planetit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar, të gjitha vendet e regjionit jetojnë mbi kapacitetet natyrore të tyre. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat nga GFN-ja për ndikimin ekologjik, që maten me hektarët global (ghe). Kjo është njësia për matjen e kërkesave tona ndaj Tokës (ndikimi ekologjik) dhe mundësia e Tokës që të përmbush kërkesat tona (biokapaciteti). Sllovenia është vendi me ndikimin më të madh ekologjik (4,69 gha), përcjellë nga Kroacia (3,78 gha), pastaj Mali i Zi (3.63 gha), Bosnja dhe Hercegovina (3.22 gha) dhe Serbia me (3,1 gha) dhe Shqipëria me (2.29 gha). Lajm i mirë është se ndikimi ekologjik i matur me 2013 në të gjitha vendet e regjionit është më i ulët se në vitin 2012.

„Është lajm i mirë që mundemi të kthejmë këtë trend shkatërrues. Planeti jonë mund të ketë fund por mundësitë e njeriut nuk kanë. Nëse çdo vjet e lëvizim Ditën e borxhit ekologjik për 4 ose 5 ditë mbrapa, deri në vitin 2050 do të mund të ktheheshim në kornizën e harxhimit të një planeti. Ne në WWF mundohemi të ndihmojmë në këtë dukë ndaluar dëmtimin e lumenjve, duke rregulluar punën e zonave të mbrojtura duke potencuar menaxhimin e mirë të pyjeve dhe duke promovuar produkte të qëndrueshme nga peshkimi.

Sipas të dhënave të fundit Shqipëria harxhon resurset e 1,33 planeti. Ndikimi ekologjik përbëhet nga dyoksidi i karbonit (0,94 gha), tokës bujqësore (0,77 gha), pyjeve (0,26 gha), tokës për kullotje (0,24 gha), peshkimit (0,02 gha) dhe tokës për banim (0,06 gha). Biokapaciteti për banore është 1,24 gha.

Ekspertët kanë thënë se ulja e sasisë ushqimit që hidhet për 50% në gjithë botën do të mund të lëvizte Ditën e borxhit ekologjik për 11 ditë, dhe ulja e emetimit të dyoksid karbonit për 50% do të lëvizte datën për 89 ditë.

GFN-ja me më shumë se 30 partnerë nga gjithë bota fton të gjithë që të ndihmojnë në #movethedate aksionin me angazhim personal. Kjo përfshin mësim përmes zbavitjes dhe informimit për metodat e ndryshme përmes së cilave me aktivitetet tuaja ditore mund të ulni ndikimin personal ekologjik. Në faqen e internetit të Ditës së Borxhit Ekologjik gjendet kalkulatori ku mund të llogaritni sa resurse natyrore harxhon çdo person, si dhe kur është Dita e juaj e Borxhit Ekologjik.

Ndryshimet sistematike janë kyçe për ndryshimin e datës së Ditës së Borxhit ekologjik. Për këtë arsye GFN-ja këtë vit ka filluar më herët platformën e hapur me të dhëna, që ndihmon në përhapjen e zgjidhjeve që janë identifikuar nga dy organizata: Project Drawdown i McKinsey & Company. „Që të arrihen qëllimet e marrëveshjes së Parisit për klimën, njerëzimi duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve fosile para vitit 2050. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në zgjidhjen e problemit me harxhimin e tepërt të resurseve natyrore“, pohon Mathis Wackernagel, kryetar i bordit të GFN-së dhe njëri prej themeluesve të Ecological Footprint-it.

Sipas të dhënave më të reja, vetëm se kemi filluar të shkojmë në drejtimin e duhur. Ndikimi ekologjik për kokë banori në SHBA-të ka rënë për gati 20% nga viti 2005 deri me 2013, që kur bëhen matjet. Ky ndryshim i rëndësishëm është i ndërlidhur kryesisht me uljen e emetimit të dyoksid karbonit. Dhe në të njëjtën kohë është rritur 20% GDP-ja Amerikane për kokë banori, qe tregon se është e mundur të bëhet ulja e harxhimit të resurseve natyrore dhe në të njëjtën kohë të ketë rritje ekonomike. Edhe me qenë se qeveria amerikane është “larguar” nga lufta kundër ndryshimeve klimatike, shumë qytete dhe shtete amerikane dhe kompani të mëdha kanë dyfishuar obligimet e tyre.

Kina, vendi me ndikimin më të madh të përgjithshëm, në planin e tyre pesëvjeçar fuqishëm është dedikuar për ndërtimin e “civilizimit ekologjik”. Skotlanda, Kostarika dhe Nikaragua janë shembuj të mirë të vendeve që po punojnë me të madhe në ndalimin e përdorimit të karburanteve fosile në sistemin e tyre energjetik.

KOMENTE