Viti: Arrestohen babë e bir për deklarim të rrejshëmfotoilustrim

Viti: Arrestohen babë e bir për deklarim të rrejshëm

Policia e Kosovës, në stacionin policor në Viti, ka pranuar një kërkesë për lëshimin e vërtetimit “Dokument i Humbur” nga dy persona shqiptarë, shtetas të Kosovës, babë e bir, me banim në Komunën e Vitisë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë verifikimit është mësuar se ata kanë raportuar në polici (deklaruar rrejshëm) se i kanë humbur dokumentet e udhëtimit dhe pas hetimeve policia ka kuptuar se dokumentet e tyre ishin konfiskuar ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rast “Deklarim i rrejshëm” dhe rasti i dedikohet njësitit të hetimeve.

KOMENTE