Veseli: Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë

Veseli: Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, se lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare.

Ja postimi i tij i plotë:

Duhet t’u jepet fund njëherë e mirë fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve tanë dhe të ndalën këto përpjekje të ulta për ta njollosur luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi.

Lajmi i shtyrjes së vendimit për ish-komandantin Ramush Haradinaj është një lajm i papranushëm për gjithë shqiptarët, të cilët janë të bindur në pastërtinë dhe fisnikërinë e luftës sonë çlirimtare.

KOMENTE