Vërtetoni librezat në orar të caktuar!

Vërtetoni librezat në orar të caktuar!

Ftesë gjithë anëtarëve të Degës së Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK), në Gjilan që të vërtetojnë librezat.

Femi Halimi

Le të vërtetojnë librezat e të drejtojnë punën e vet kështu si është rendi. Mos të ndodhë, siç po ndodhë herë pas here, që për një vërtetim libreze të thërrasin a të vijnë tek banesa në gjysmë të natës për vërtetim të librezës.

Ua bëjmë me dije publikisht se nuk do të ketë më vërtetim libreze në orët e vona të mbrëmjes as nuk do të ketë shërbim pas orarit të caktuar në zyrë, që është deri në ora 16 pasdite. Për çdo rast të këtillë tani e tutje do të ketë një arsyetim dhe dhe një spjegim për rastin.

Pas orës 16 nuk do të ketë vërtetim libreze as shërbim tjetër në zyrë, nga shkaku se hyrja është në ndërtesë të huaj, ku jemi me dashamirësi , pa qëra e pa asfarë kushti për punë, porse nuk është me mend që të kërkohet shërbim në zyrë në gjysmë të natës. Nuk është e arsyetueshme më që për shërbim të tillë në zyrë të qilet dera hyrëse e ndërtesës në këso kohe të vonë. Nuk kam më as të drejtë ta qeli derën kryesore për një vërtetim libreze a një vërtetim për nevojë dikujtë që është anëtar.

Gjithë vitin ka mundësi të vërtetohet libreza dhe kjo është një punë e lehtë shumë, por që lihet për pritesë. Ka ndoshta edhe shkaqe tjera por dosido, librezat me shumicë nuk po vërtetohen nga anëtarët, veçse kur po u duhen për raste të rënda. Libreza edhe është për këso raste si për të gjitha rastet, por libreza nuk vërtetohet në gjysmë të natës dhe kjo tani e tutje do të jetë kështu. Kjo për më tepër kur gjatë gjithë vitit deri tani nuk ka të vërtetuara më shumë se pseë libreza.

Unë paguhem nga librezat dhe nëse nuk ka pagesë të librezave kështu, nuk ka kush për më tepër çka të vij natën vonë e të kërkojë shërbim dhe të na përmendë detyrën dhe ndërgjegjen! Kjo, -sepse po ndodhë kështu që dikush po na vjen kah gjysma e natës dhe po kërkon përgjegjësi e ndërgjegje për shërbimin, pa bërë sëpari punën e vet për vete me kohë. E kohë ka mjaft, -tërë vitin!

Librezat pra vërtetohen nga ora 9 e deri në ora 16. Pas kësaj kohe mund të ketë diçka, sepse unë sillem edhe kështu me punë poshtë në kafiteri ku kam librarinë Galeria, derisa rri në librari. Mirëpo pasi të bjen nata nuk qilet më dera për lart dhe kjo do të jetë kështu tani e tutje. Nëse dikush ka rast urgjent dhe i duhet libreza patjetër të vërtetohet në natë të vonë, nëse nuk e kryen me kohë këtë vetë, duhet të pres ditën tjetër, kur qilet dera kryesore nga zyrtari i ndërtesës. Derën e qelë dhe e mbyllë personi zyrtar i ndërtesës.

Fatkeqësisht tani anëtarësia ka rënë gati se krejtësisht, anise kërkesat dhe shërbimet kërkohen shumë dhe me përgjegjësi! As paguhet anëtarësia nga shumica dërmuese, as nuk paguhet 1 % nga paratë e kompenzimit siç është me marrëveshje detyruese nga Shoqata.

Kështu si erdhën punët, nuk do të ketë më shërbim për askënd që nuk ka paguar anëtarësitë për vitin. Për më tepër, do të paguhen edhe vitet tjerë të papaguar nga anëtarët që nuk kanë paguar. Kështu është tek zyret tjera nëpër Kosovë dhe kështu po e bëjmë edhe ne tani e tutje!

Zyra e Degës së SHBPK –së për Gjilan

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE