Vendoset pllaka “Shtëpia-Bazë e UÇK-së” edhe në familjen e Shaban Hajdarit

Vendoset pllaka “Shtëpia-Bazë e UÇK-së” edhe në familjen e Shaban Hajdarit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, Dega në Gjilan, ka vazhduar aktivitetin e saj edhe me vendosjen e pllakës “Shtëpia – Bazë e UÇK-së”, edhe në shtëpinë e Shaban Hajdarit, për të treguar kështu mirënjohjen e thellë për këtë familje për kontributin e dhënë përgjatë luftës së shenjtë të UÇK-në të gjitha format, duke përfshirë këtu edhe vënien e shtëpisë në shërbim të luftës, përkatësisht për ushtrinë çlirimtare, ushtarët e saj.

Për organizatën e veteranëve të Luftës së UÇK, shtëpitë e evidentuara si baza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po shënohen si “Shtëpia-Bazë e UÇK-së”, për të nderuar kështu kontributin atdhetar të çdo familjeje, në këtë rast edhe të Shaban e Fadil Hajdarit, përkatësisht familjes Hajdari, që përherë ishte në shërbim të luftës së UÇK-së, e të çështje kombëtare në përgjithësi.

KOMENTE